Feja dhe atdheu i zotit charter është vidh

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër kundër retorikës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me paralajmërimet e pedagogëve, të cilët janë gati të hyjnë në grevë urie nëse qeveria nuk plotësohen 9 pikat e peticionit.

Me një shkrim në “Facebook”, Manjani thotë se në sytë e kryeministrit të gjithë protestuesit që dalin për të drejtën e tyre janë të pafe dhe të paatdhe, por kjo qasje shton juristi është krejtësisht e gabuar dhe e dëmshme për politikëbërjen. Ai përmend plagën sociale, ku shumë shqiptarë po largohen çdo ditë pasi kanë humbur shpresën.

“Shumë e qartë teza politike e Edi Charterit. Nëse proteston për paga të mira, kundër rritjes së çmimeve, për mbrotjen e të drejtave të shkelura, kundër keq dhe shumë keq qeverisjes, quhesh pa fe dhe pa atdhe!

Dmth feja dhe atdheu i zotit charter është vidh, merru me drogë, nxirri shpirtin më të pamundurit, rri urtë që ta kesh mirë me qeverinë e mos kërko asgjë që është e jotja.

Oj të bukur fe e atdhe që kërkon e predikon!Një atdhe ku popullsia përqendrohet në aeroport për të ikur…Një atdhe ku feja e vetme është sundimi i një njeriu të vetëm.”-thotë Manjani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu