Pas marrjes në pronësi të rrjetit social Twitter nga Elon Musk, përdoruesit e platformës duket se po ikin masivisht drejt një rivali pak të njohur: Mastodon, një platformë e lirë, me burim të hapur që ka veçori të një mikro blogu të ngjashme me Twitter.
Mastodon nuk ka një person apo kompani që e drejton atë, kështu që shihet nga përdoruesit si një alternativë më demokratike e të shprehurit.
më shumë se 70,000 regjistrime të reja u bënë vetëm të premten, një ditë pasi Musk finalizoi blerjen e Tëitter prej 44 miliardë dollarësh.
I lançuar në mars 2016, në Mastodon përdoruesit mund të krijojnë profile, të ndjekin profile të tjerë dhe të postojnë mesazhe, imazhe ose video, por ai nuk gjurmon të dhënat e përdoruesve për t’ua shitur reklamuesve. Që kur u bë pronar, Musk nuk ka humbur kohë duke bërë ndryshime të rëndësishme në Twitter, duke përfshirë shkarkimin e drejtuesve të lartë dhe shpërbërjen e bordit të drejtorëve.
Ai gjithashtu thuhet se do t’i detyrojë përdoruesit e Twitter të paguajnë 20 dollarë për të pasur shenjën blu të konfirmimit në llogarinë e tyre.