Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, thotë se modeli i bashkimit të dy Gjermanive, mund të funksionojë për Kosovën e Serbinë

0

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger deklaroi se modeli gjermano-gjerman mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë, pasi parim themelor ka reciprocitetin.

Ischinger u shpreh në “T7″ se një ide e tillë ka funksionuar në kontektstin e dy Gjermanive dhe nuk ka asnjë arsye që të mos funksionojë në kontekstin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ischinger shtoi se ka një përfshirje aktive në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të Qeverisë së Gjermanisë dhe Francës.

Sipas tij, duhet të njihet fakti që Franca është duke u angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces dhe një gjë e tillë s’ishte parë në të kaluarën.

“Disa nga parimet themelore që ishin pas modelit gjermano-gjerman vazhdojnë të jenë të rëndësishme edhe sot. Ideja që nëse nuk mund të zgjidhesh çështje shtetërore në këtë moment, çështjen e njohjes formale, të paktën të provosh të zgjidhësh çështje të tjera praktike. Si njerëzit mund të lëvizin nëpër kufij, a janë diplomat e njohura, tabelat e makinave. Çfarë për tregtinë. Dhe kjo funksionoi në kontekstin gjermano-gjerman dhe nuk ka arsye që s’mund të funksionojë në kontekstin e raporteve Kosovë-Serbi”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu