PD-ja dhe Foltorja, të ndara përfundimisht!

0
Shkruan Zef Ndreka
Partia Demokratike është përfundimisht e ndarë në dyshë, në PD-në zyrtare të përfaqësuar nga Alibeaj dhe në Partinë pa emër të Foltorës të përfaqësuar nga Berisha.
Asnjë gjë nuk i lidh më dy partitë e ndara, as mentaliteti, as programi, as mbështetja, as ideologjia. Foltorja është një rrumpallë, çfarë e thotë sot e përgenjështrojnë neser. I janë larguar interesave të shtresave mbështetëse të saj, si pronarëve e ish pronarëve, të përsekutuarve dhe ish të përsekutuarve, rinisë dhe elektoratit gri.
Këta, po mbështetën vetëm tek ish qeveritarët, familjet e tyre, të korruptuarit, hajdutët dhe kë të gënjejnë!
Në planin afatgjatë politik, kjo ndarje i shërben demokracisë dhe konsolidimit të saj.
Në planin afatshkurtër, kjo ndarje mban në qetësi notimin Kryeministër të Edi Ramës, deri në momentin kur të largohet Berisha dhe Meta.
Asnjë ngjitje, asnjë bashkim afatgjatë nuk mund të ndodhë ndërmjet PD-së dhe Foltorës.
Partia Demokratike, në gjenezë e në program duhet të jetë një parti e qartë pro-perëndimore, pro-atlantike, pro-amerikane.
Foltorja e ka prishur keq imazhin e demokratëve.
Veprimet e Foltorës në vitin e fundit, kanë shfaqur hapur qëndrime të kundërta me strategjinë dhe interesat amerikane per Shqipërinë dhe rajonin. Mbështetësit e foltores, vullnetarë të Berishës, po e kuptojnë dita ditës gënjeshtrën. Ata po binden të zhgënjyer për disfatën që po afron me zgjedhjet lokale të radhës. Përgjegjësia politike do të bjerë mbi Berishën, edhe pse bashkëpunonin me Metën e Ramën per mbijetesë apo per t’i mbushur mendjen amerikanëve se është faktor në politikë dhe stabilitet.
E kundërta është e vërtetë!
Nuk është shpallur kot dhe pa u skanuar non grata nga Amerikanët dhe Britanikët.
Por, Berisha dhe disa fluturakë të tjerë ëndërrojnë t’a asimilojnë PD-në zyrtare, me teorinë “peshku i madh e ha të voglin”!
Por për foltotistët, kjo nuk ndodh vetëm me Amerikën dhe Berishën!
Po të ishte për bashkim siç pretendojnë Foltorja dhe Lideri i saj i damkosur për jetë, PD-ja do i ishte bashkuar thirrjes së tyre që në dhjetorin e vitit të shkuar.
Por nuk ndodhi, se nuk kagjasa ende.
Demokratët qëndrestarë bashkë me shumicën e deputetëve të grupit të tij parlamentarë, qëndruan të qartë e të bashkuar. Gjithnjë në krah të SHBA-ve dhe BE-së.
Berisha dhe vullnetarët e tij, sëbashku me ish presidentin Metaj, çdo ditë e shohin dhe e ndjejnë izolimi ! Askush nuk pranon as ti takoje, as të flasë, as të bashkëpunojnë me to.
Tani, këto të korruptuar dhe minues të sistemit të drejtësisë nuk i pranon as koha e tyre.
Demokratët, jo e jo!
Problemi më i madh sot është se PD-ja dhe demokratët janë pa drejtues. Pa aksione politik, pa organizim, pa seli. Edhe pse njihen si parti zyrtare parlamentarë.
Shteti nuk funksionon, per interesat e Edi Ramës. Ndryshe, selia e PD-së nuk do rrinte e pushtuar kaçakshe nga shpellarët e vitit 2022.
Kjo situatë, është një tjetër arësye plus, për mos realizimin e bashkimit në një parti.
Nuk mund të bashkëjetojnë, është e pa mundur sado që mund të kenë pika të përbashkëta.
Për të djathtën dhe moderimin e saj, do jetë më mirë.
Na e mëson Meloni dhe politika italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu