Policia infiltrohet në Spitalin e Traumës, arrestohet për korrupsion mjeku Fitim Marku

0

ë mjek i Spitalit Ushtarak të Traumës është vënë në prangat e policisë pak çaste më parë në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se mjeku është Fitim Marku dhe është kapur në flagrancë nga policë të infiltruar.

Paraprakisht raportohet se mjeku që punon te skaneri i spitalit ka marrë të paktën 200 euro rryshfet.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive, ndërsa hetuesit dhe efektivë të policisë ndodhen brenda ambienteve të spitalit.

Operacioni i Policisë së Tiranës është zhvilluar njëkohësisht me një tjetër operacion të ngjashëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion.

Policia është shfaqur me maska te urgjenca e spitalit të Traumës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu