Tension në Veri të Kosovës: Pas NATO-s dhe BE-së vjen reagimi i ambasadës së SHBA-ve

0

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA’ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka mbështetur qëndrimet e Sekretari të NATO’s, Jens Stoltenberg, si dhe ato të shefit e diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, të cilët sot dolën me reagime për situatën në veri duke kërkuar ulje të menjëhershme të tensioneve.

Nicholas J. Giacobbe ka shpërndarë reagimin e sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, që ka bërë në Twitter, i cili ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që menjëherë të shtensionojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut.

“Kam folur me Vucic dhe Kurtin për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i një ambienti të sigurtë si dhe liria e lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA’ve, ka shpërndarë edhe reagimin e shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili bërë thirrje që menjëherë të tërhiqen Njësitë Speciale dhe të hiqen barrikadat në rrugë afër pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Borrell e ka quajtur të papranueshëm çdo provokim të mëtejshëm të situatës ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Unë vazhdoj të ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar pengesat në rrugë. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Në reagimin e tij më tutje, Borrell thotë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për zbutjen e situatës dhe BE do t’i mbështesë këto përpjekje. Ai i ka bërë përgjegjës kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vucic për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me presidentin Vucic dhe kryeministrin Kurti këtë javë”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu