Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat Covid të 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave në vend vijon të ketë qëndrueshmëri në numrin e rasteve, e po kështu edhe të fataliteteve. Raportohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 139 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.
5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, një ditë më parë më vend u shënuan 156 raste të reja dhe 3 humbje jete.