Der Mann denkt und das Gott lenkt! Njeriu mendon, Zoti vendos!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Një shprehje gjermane thotë: “Der Mann denkt und das Gott lenkt” (Njeriu mendon, Zoti vendos)!

Vërtetësinë e kësaj shprehje gjermane, që janë një kulturë me shumë mendim dhe filozofi e vërteton fotoja sot me Harris Murana, Kryetar i Shoqatës Kombëtare Antikomuniste 2 Prill 1991. Gadi 30 vjet përpara më 1.Prill. 1991 ne mengjez, Harris e takova tek dera e Shkollës artistike “Prenkë Jakova”, dhe e pyeta ku po shkon?! U përgjigj në demostratë! (Një natë përpara më 1.Prill. 1991, kishim qëndruar deri nga ora 21:00 para Ish-Komitetit të Partisë me miqtë muzikantë).

Mbas reth 30 minuta kur mbërrita para Ish-komitetit të PPSH-së, më thanë që Harris u plagos! Më erdhi shumë keq, për një nxënës tonin që studionte për Trombon dhe ishte një djalë me vlera intelektuale, mbasi fliste italisht shumë mirë! Harris Murana ishte nxënësi (adolshenti) i parë në Shkodër, që ka hedhur trakte në vitet 90-të në Shkollën artistike, kundër ish-regjimit komunist dhe Ramiz Alisë. Formimi i tij intelektual dhe politik, pavarësisht se ishte në maturë nuk e duronte ish-ideologjinë komuniste. Sot bëmë një foto me Harris, mbasi ndodhet në Shkodër për përkujtimin e demostratës antikomuniste të 2 Prillit 1991! Mirënjohje dhe lavdi 4 Dëshmorëve të 2 Prillit 1991, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe të gjithë të rinjve shkodranë të plagosur në këtë demostratë! Njeriu mendon, Zoti vendos! Shkoder 1.4.2021

VO: Foto, Harris Murana dhe Qamil Gjyrezi 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu