Shkruan Qamil Gjyrezi
Art-politika.
Një marrëdhënie e fortë midis arteve dhe politikës, veçanërisht midis llojeve të ndryshme të artit dhe fuqisë, ndodh nëpër epoka dhe kultura historike. Ndërsa u përgjigjen ngjarjeve dhe politikës bashkëkohore, artet marrin dimensione politike si dhe shoqërore, duke u bërë vetë një fokus polemikash dhe madje një forcë e ndryshimeve politike si dhe shoqërore.
SADIK SPAHIJA: ISH-KOMUNIZMI IMPONOI RRJEDHAT ARTISTIKE. MONUMENTI I 2 PRILLIT.
“Komunizmi imponoi edhe rrjedhat artistike. Nga viti 1945 e deri në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar, realizmi socialist (socrealizmi) idealizonte komunizmin, emancipimin e proletariatit, heronjtë e luftës dhe të klasës punëtore”. Sadik Spahija ka lindur në Shkodër, në vitin 1959, është qeramist, pedagog dhe ka qenë dekan në Akademinë e Arteve dhe jeton dhe punon në Tiranë. Është artist tejet aktiv me pjesëmarrjet në ekspozitat ndërkombëtare dhe kombëtare. Plot 30 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Dëshmorët e 2 Prillit 1991: Arben Broci Bujar Bishanaku Nazmi Kryeziu Besnik Ceka
SI U RIKTHYEN NË MONUMENTE E SHTATORE HERONJTË E DIJES TË MOHUAR NGA DIKTATURA?
“Mbas viteve ‘90, projekti i parë, të cilin e fitova prej një konkursi kombëtar është monumenti i 2 Prillit, ai konkurs nga formati ishte ndërmarrë në mënyrë shumë serioze. Unë mora pjesë me dy përpjekjet dhe filloi projekti që është aktualisht atje. Ai sugjeron strukturën e një tempulli dhe unë kam shkuar tek kjo ide duke ecur me ngjarjet që kanë ndodhur, ata kur i kanë përcjellë në banesën e fundit martirët e Shkodrës, kanë ardhur të përcjellë duke i ngritur lart arkivolet e tyre si arkitrarët e tempullit. Janë bashkuar në qendër dhe kanë ikur në përshëndetjen e fundit.
Kjo lloj ngjarjeje dhe mënyra sesi qyteti i ka përcjellë të katër martirët më sugjeroi në një nga versionet që propozova më sugjeroi strukturën e një tempulli. Ky monument lidhet me një ndër revoltat më të mëdha popullore në Shqipërinë e 2 prillit të vitit 1991, kur plumbat e forcave policore të regjimit që po rrëzohej qëlluan ndaj protestuesve, ku u vra Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, sot të shpallur martirë të demokracisë (Sadik Spahija Janar 2020)”.



