Edi Rama dështon edhe me vaksinat e Pfizer, i vinjë vetem 195 flakonë, perendimi duket po e ndëshkon!

0

Qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ku priti një kuti me dozat e para të vaksinës që Pfizer ka shitur për Shqipërinë.

Konfirmohet nga shefi i ekzekutivit se kanë mbërritur 1170 doza vaksine për Covid-19, ose gjithsej 195 flakonë të cilët ministria jonë e Shëndetësisë i ndan në 6 doza secilin.

Pfizer kishte firmosur në marrëveshje se brenda janarit do të sillte mbi 10 mijë doza vaksine dhe në shkurt rreth 35 mijë të tjera.

Por vetëm sot, fillim shkurti solli gjithsej 1170 doza, shumë larg shifrave që përmban marrëveshja.

Nuk dihet nëse ka penalitete për Pfizer që e la popullin shqiptar pa vaksina, duke mos sjellë në kohë sasitë e kontraktuara.

Në Shqipëri deri dje ishin 975 doza vaksine që Rama tha se i mori nga një vend i BE. Vetëm 650 persona, mjekë dhe infermierë janë vaksinuar nga 11 janari deri sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu