Kader plagoset, Meral zgjohet e larë në gjak, sot në “Lule të vetmuara”

0

Kader i tregon Songylit për takimin e Gynejit me Harikën. Songyl përballet me Gynejin dhe ky i fundit përpiqet të justifikohet dhe i kërkon të bashkohen. Songyl është e pashpresë sepse marrëdhënia e tyre nuk po funksionon dhe vendos ta lërë Gynejin.

Nazan mëson se kunati i saj ka vdekur dhe u ka lënë një trashëgimi të madhe. Ajo e Defne gëzojnë për këtë lajm dhe janë të lumtura që do të kenë para për kurimin e Serkanit. Ezhder bën një plan të tmerrshëm kundër Meralit. Ai hedh ilaç gjumi në gotën me lëng të Meralit. Kjo e fundit bie pa ndjenja ndërsa Ezhder zbaton planin e tij. Ai thërret Kaderin në shtëpi dhe e plagos. Me gjakun e saj lyen Meralin për ta bërë fajtore. Meral zgjohet e tmerruar kur sheh veten me gjak./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu