Ishte mbi 3 mijë metra lartësi, u zhduk nga radarët avioni me më shumë se 50 pasagjerë!

0

Një avion me më shumë se 50 pasagjerë në bord është zhdukur nga radarët, pasi ishte nisur nga aeroporti i Xhakartas në Indonezi.

Mediat e huaja raportjnë se “Sriwijaya Air Boeing 737” humbi kontaktet, ndërsa po fluturonte në Pontianak, në Perëndim të provincës Kalimantan, mbi lartësinë 3 mijë metra, sipas zyrtarëve.

Kjo u konfirmua edhe nga burimet e kompanisë së linjës ajrore.

“Humbja e kontaktit ndodhi rreth orës 2 pasdite”, me kohën lokale.

Ministria e Transportit bëri me dije se ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për avionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu