Meral largohet nga shtëpia e Sadriut dhe mbetet në mes të katër rrugëve. Ajo ka frikë se Sadriu e ka mësuar të vërtetën dhe shkon të kërkojë ndihmën e Zehras. Zehra kur mëson çfarë ka ndodhur i kthen shpinën Meralit dhe e përzë.
Meral mbetet sërish në rrugë dhe mendon t’i tregojë të vërtetën Kaderit. Ndërkohë Ezhder i tregon Sadriut se Meral e ka mashtruar. Sadri nuk e beson aspak këtë. Ai merr përgjigjen e analizave të ADN-së dhe konfirmon se Meral është mbesa e tij. Ezhder dhe Maxhide tronditen kur shohin rezultatin e analizave. Nazan është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk mund të blejë ilaçet për kurimin e Serkanit. Sapo Meral bëhet gati t’i tregojë Kaderit të vërtetën Sadriu i tregon se rezultati i analizave ka dalë pozitiv.
/revistawho.com







