Defne ndëshkohet në ditën e parë në jetimore, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Vajza e Zehras provokon Songylin duke i hedhur fjalë. Defne çmendet kur mëson se ëma e ka braktisur. Ajo shkatërron dhomën e vajzave dhe ndëshkohet nga Nerimani. Kemal kërkon të marrë të drejtat ligjore të Mesudes. Serkan habitet kur mëson se Nazan e ka lënë Defnen në jetimore por i qëndron pranë të ëmës në këto çaste të vështira. Neriman e frikëson Defnen duke i thënë se nëse vazhdon me këtë sjellje do e çojnë në spital psikiatrik. Serkan shkon të marrë Defnen nga jetimorja por nuk arrin dot. Songyl del për darkë me të atin dhe Zehran me vajzën e saj. Vajzat e jetimores ndihmojnë Defnen. Kemal vazhdon të torturojë Mesuden dhe i thotë se do e marrë Ejlylin në shtëpi. Zehra kërcënon Songylin se do ja nxijë jetën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu