Pasuria e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ishte 93,16m2 shtëpi, e sot, nuk dinë ku të fshehin milionat (V ideo)

0

Presidenti i Republikës, prin në ballë, në ballë të sakrificave që amerikanët të mos shterrojnë ujin për peshqit e kapur në rrjetë, në ballë, si model i urrejtjes së shqiptarëve, si sheik, si hajdut.

Shkruan Sokol Pepushaj (pjesa e tretë)

Vijon nga Pjesa e Parë  dhe Pjesa e Dytë

Taksirati i ka zënë të gjithë. Sa më pasanik aq më e madhe e keqja që i ka kapur e nuk po i lëshon. I ka zënë sikleti, belaja, jo se i urren gjithë populli shqiptar, jo se i mallkon gjithkush, jo se janë zënë duke vjedhur dhe u është kapur plaçka.

Sot janë zgjuar të gjithë dhe kërkohet, së pari kompensim nga hajduti.

Presidenti ka blerë vilë në Golem 50 000 euro dhe fill, tak e tak, ne tre vjet, e ka shitur 300 000 euro, si Gjin Gjoni. Ka apartament në rrugën Barikada Tiranë, me sipërfaqe 200 meter katror dhe të deklaruar nga ai vetë, si vlerë 400 000 euro, ka vilën famoze në Gjirin e Lalzit ku vetëm për maçokun e Monikës ka taulet dhe dhomë gjumi, ka e çnuk ka.

Shitblerjet, lëvizjet e çmëndura të pasurive, shkolla, shtëpia dhe jetesa e dy fëmijëve prej shumë vitesh në Londër, nuk justifikohen, por atij dhe familjes së tij i kanë falur prona me vlera miliona dollarëshe, ndoshta për sevap.

Kur trokiti në derë të politikës ishte i panjohur, fukara, me një apartament të vogël, rreth 60 meter katror në rrugën Qemal Stafa në Tiranë.

Po pasuria e Monika Kryemadhit kush ishte?!

Monika kishte vetëm 1/3 e një hyrjeje apartament me sipërfaqe 99.5 m2, përfituar nga privatizimi i vitit 1992. As edhe një pasuri tjeter nuk trashëgon Monika Kryemadhi.

Rrogë jo, profesion jo, pasuri jo, po nga u erdhi gjithë kjo hata paraje familjes më të përfolur sot për pasuri të mëdha, se edhe fëmijët Bora dhe Besari, kanë para shumë, në llogaritë e tyre bankare?!

Këto janë vetëm maja e Ajsbergut, se Ilir Meta nuk njihet kot Ilir Floriri.

Plaçkën e vjedhur nuk e fsheh dot, se është plaçkë e madhe, e rëndë.

Çdo pasuri me të vjedhur apo grabitur, çdo llogari bankare e pajustifikuar, çdo cent, do të shkojë tek i zoti.

E kapi bulluri të shkretin President, edhe hajdutët e tjerë.

Nuk kishin lexuar libra, nuk kishin studiuar askund, por kishin blerë diploma e tituj shkencor, sa Bill Gates përballë Taulant Ballës duket asgjë.

Nuk mund ta dinte një skraparli si Ilir Meta, nuk mund ta dijë as sot normalisht se tetë shekuj para Jezu Krishtit e deri sot, e Drejta Romake, si një ndër sistemet më të përsosura të njerëzimit, ka mbështetur e zhvilluar pronën e thjeshtë private dhe nuk ka gabuar asnjëherë në postulatin e njohur; heret apo vonë, gjëja e vjedhur shkon tek i zoti.

As dy gradat shkencore të Monikës, në universitetin më të shtrenjtë në Glob, nuk e kompletuan dot kulturarisht, sa të mos vjedhin, familjen kryeministrore.

Kështu janë të tërë, pasanikë

Kanë pasuri të pajustifikuara të gjithë Gjin Gjonat e drejtësisë, të gjithë Taulant Ballat e politikës, të gjithë, Rudina Hajdarët e opozitës parlamentare, të gjithë Oerd Bylykbashët e opozitës së ekraneve, të gjithë ish kryeministrat, ministrat, deputetët, pushtetarët qëndrorë e lokalë të 28 viteve, me skeda hajnie e skenar grabitqarësh.

Por ai që bën shenjë, është Ilir Meta.

Pesidenti i Republikës, prin në ballë, në ballë të sakrificave që amerikanët të mos shterrojnë ujin për peshqit e kapur në rrjetë, në ballë, si model i urrejtjes së shqiptarëve, si sheik, si hajdut./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu