Nazan e gjen sërish Byshrën me Metinin në rrugë në mes të të ftohtit. Nazan i çon në shtëpi fëmijët e Mesudes dhe qorton Kemalin. Mesude përpiqet t’i tregojë diçka Nazanit por nuk mundet për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Ejlyl shkon e shkatërruar në konvikt pas ngjarjes tronditëse dhe i tregon vajzave çfarë ndodhi. Defne duke mos patur mundësi të blejë rroba si shoqet e saj vjedh një fustan në një dyqan. Ejlyl denoncon Kemalin.
Policia i shkon Kemalit në shtëpi por ai e mohon akuzën. Ejlyl dëshmon në polici tmerrin që ka kaluar nga Kemali. Ky i fundit arrin t’ja hedh paq edhe kësaj here. Sadullah fton Feriden në fejesën e tij me Zehran. Mert i shpreh pëlqimin e tij Meralit./revistawho.com