“Martohemi prapë ose më jep paratë”, Kahraman në probleme me ish-bashkëshorten

0

Aktori turk Ozcan Deniz i njohur si “Kahraman”, po kalon një periudhë aspak të mirë për shkak të problemeve me ish-bashkëshorten e tij Feyza Aktan. Çifti i dhanë fund martesës së tyre vitin e kaluar, por bënë paqe në një kohë të shkurtër.

Tani situata është përkeqësuar sërish mes tyre dhe mediat turke shkruajnë se Feyza i ka kërkuar aktorit të martohen sërish ose ta dëmshpërblejë me 15 milion lira turke. “Le të martohemi sërish ose më jep dëmshpërblim 15 milion lira turke”- mësohet t’i ketë thënë ajo aktorit. Thuhet se arsyeja e divorcit të çiftit ka qenë xhelozia e Feyzas ndaj aktores Asli Enver me të cilën Ozcan Deniz ka luajtur në serialin “Nusja nga Stambolli”.

/revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu