Pas dasmës, “Gymysh” nis pushimet me bashkëshortin: Nuk jemi në muaj mjalti

0

Pak ditë më parë aktorja shumë e dashur për publikun, Songul Oden e njohur si “Gymysh” u kurorëzua në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Arman Biçakçi. Çifti mbajtën një ceremoni private me shumë pak të ftuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Songul dhe Arman pozuan për fotografët teksa ishin veshur nuse e dhëndër dhe dukeshin shumë elegant. Pas dasmës, çifti është fotografuar me pushime në Alaçati. Ata ndaluan për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe Songul tha se ky pushim i tyre nuk mund të quhet muaj mjalti. “Nuk mund të quhet muaj mjalti. Arman ka punë prandaj erdhëm të qëndronim vetëm 2 ditë me miqtë tanë”-tha aktorja. “Ne do të bëjmë një muaj mjalti të shkëlqyer në të ardhmen”-shtoi Arman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu