Të gjithë tronditen me lajmin që jep Banu, ajo është shtatzënë, të hënën në “Lule të vetmuara”

0

Kemal bën plan të hakmerret ndaj Nazanit. Ejlyl dhe vajzat mësojnë se Nazan ka dalë nga burgu. Xhemre shkon në shtëpinë e Nazanit dhe e kërcënon. Kemal njofton Eminen se Nazan ka dalë nga burgu dhe e nxit që ajo të hakmerret.

Emine i futet në shtëpi Nazanit dhe ia bën të qartë se dënimin nuk do e marrë nga ajo por nga Zoti. Defne vendos të bëjë një festë në shtëpi. Banu shkon me qëllim në mbledhjen me prindër për tu përballur me bashkëshorten e Ekremit.

Kjo e fundit e përzë por Banu e trondit me lajmin që i jep. Banu thotë se është shtatzënë. Ekrem habitet kur mëson për shtatzëninë e Banus. Ai i kërkon Banus të abortojë por ajo nuk pranon. Meral këndon në radio një këngë dhe përshëndet nënën e saj. Xhemren shkon të hakmerret ndaj Nazanit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu