Xhan bën deklaratën e papritur për Sanemin: Nuk flasim por…

0

Aktorët e serialit “Erkenci kus”, Demet Ozdemir dhe Can Yaman u përfolën për një lidhje gjatë xhirimeve të këtij seriali. Kjo lidhje u pranua edhe nga vetë Can Yaman, i njohur si “Xhani”, megjithatë nuk zgjati shumë.

Pas ndarjes mediat turke shkruanin se dyshja nuk i kishin marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin. Can Yaman u ndalua sot nga gazetarët teksa dilte nga një mbledhje për një serial të ri dhe u pyet për marrëdhënien e tij me Demet Ozdemir.

Aktori tha se ata nuk flasin, por ai vazhdon ta dojë si një mikeshë. Can Yaman theksoi se ata nuk janë zënë. “Demetin e kam shoqe dhe e dua shumë. Kam shumë kohë që nuk e kam takuar, por ajo është shumë e rëndësishme për mua. Nuk jemi zënë me njëri-tjetrin. Nuk flasim, por unë e dua”-tha Can Yaman./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu