Serkan ndahet nga Ejlyli, çfarë mesazhi i gjen ai në celular, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Songyl mëson se Kader i ka shitur rrobat dhe inatoset me të. Kader detyrohet të shkojë në shkollë me sandale dhe të gjithë e përqeshin. Songyl bën sherr me Defnen për të mbrojtur Kaderin. Gynej i blen një pallto të re Songylit.

Toprak kërcënon Kemalin të mos i afrohet më Ferides dhe vajzave. Kemal e publikon në internet videon ku Mesude tenton të vetëvritet dhe kërcënon Ejlylin. Ejlyl i tregon Mesudes për veprën e fundit të Kemalit. Mesude vendos të mos i shkojë më pas Kemalit. Ky i fundit habitet nga ndryshimi i papritur i Mesudes. Meral dhe Seher fillojnë rregullimet në shtëpinë e tyre të re.

Zejno përgjon bisedën e Xhemres me Ejlylin dhe vendos t’i ngrejë një kurth për ta ndarë nga Serkani. Zejno i dërgon një mesazh Kemalit nga telefoni i Ejlylit ku i tregon se bizhuteritë i kishte vjedhur Defne. Kemal i tregon mesazhin Defnes dhe Nazanit. Gokhan vendos t’i tregojë gjithçka policisë për të mbrojtur Ejlylin nga Kemali. Ai i lë Xhemres amanet nënën e tij. Nazan i thotë Serkanit se Ejlyli i ka treguar të vërtetën Kemalit. Serkan sheh mesazhin në celularin e Ejlylit dhe ndahet nga ajo./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu