Xhemre mëson se Zejno është zhvendosur për të jetuar në jetimore. Vajzat e kritikojnë Zejnon që i ka ngritur kurth nënës së saj por ajo nuk do t’ja dijë. Ejlyl merr një surprizë të pakëndshme nga Kemali. Ai vendos një varr me emrin e Serkanit në oborrin e jetimores. Ejlyl mendon se Serkan ka vdekur.
Songyl telefonon Serkanin dhe mëson se ai është gjallë. Nazan ia nxjerr inatin Mesudes ndërsa kjo e fundit nuk e pranon që Kemali ta ketë bërë diçka të tillë. Gokhan i kthen borxhin Defnes. Por ajo që i qëndron pranë Gokhanit në këtë moment të vështirë është sërish Xhemreja.
Feride hakmerret ndaj Kemalit duke i prishur makinën e punës. Kemal denoncon Feriden. Feride përfundon në paraburgim. Toprak e nxjerr Feriden ndërkohë që Kemal kërkon të përfitojë nga situata. Seher mendon ta marrë Meralin nga jetimorja për të jetuar së bashku. Ajo kërkon sërish para borxh nga pronari. Ky i fundit e kërcënon që të mos largohet nga puna. Ejlyl merr një telefonatë nga Kemali dhe frikësohet./revistawho.com