Vogëlushja Beren Gokyildiz fitoi zemrat e të gjithë publikut shqiptar me rolin e saj në serialin “Nënë”. Beren është vlerësuar jashtëzakonisht për talentin e saj. Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur luajti rolin e “Melekut” apo “Turnës” në vitin 2016. Vitet kanë kaluar dhe Beren Gokyildiz tani është rritur.
Aktorja poston vazhdimisht në profilin e saj në Instagram dhe në fotot e fundit gati nuk njihet. E veshur me shumë stil, me xhinse të grisura, xhaketë me xixa dhe syze dielli, Beren duket si një vajzë e rritur. Ajo ka marrë komplimenta të shumta nga fansat të cilët e kanë pëlqyer pafund pamjen e saj.
Nuk kanë munguar falenderimet nga aktorja e cila tregohet gjithmonë modeste para publikut. Kujtojmë që Beren Gokyildiz luajti edhe në serialin “Bija ime”, në rolin e “Ojkysë”. Së fundmi mediat turke raportuan se vogëlushen do ta shohim sërish në ekran me një serial të ri, sërish me një histori prekëse, që është ende në fazat e përgatitjes./revistawho.com