Të hënën në “Lule të vetmuara”, Mesude i prish ditëlindjen Ejlylit dhe i jep një lajm të papritur…

0

Vajzat regjistrojnë Nerimanin me kamera teksa ajo ndodhet në zyrë dhe qeshin kur e shohin duke kërcyer. Seher detyrohet të kthehet në punën e vjetër. Vajzat dhe Serkan planifikojnë t’i bëjnë një surprizë për ditëlindje Ejlylit. Babai i Gokhanit shkon në lokalin ku këndon Seheri por kjo e fundit e përzë.

Ejlyl mërzitet pasi mendon se Serkan dhe mikeshat e saj e kanë harruar ditëlindjen. Feride i bën një dhuratë Ejlylit për ditëlindje. Songyl, Kader, Xhemre, Serkan, Gynej, Xhenk dhe Byshra përgatisin një surprizë për ditëlindjen e Ejlylit dhe zbukurojnë një lokal. Kemal i thotë Mesudes se dëshiron të ndahen.

Zejno prezantohet me Serkanin dhe e pëlqen atë. Ejlyl gëzohet pa masë nga surpriza e miqve të saj. Por Mesude e prish të gjithë surprizën. Ajo shkon në festë dhe i thotë Ejlylit se dëshira e saj u plotësua pasi Kemal do të ndahet nga ajo. Mesude e fajëson Ejlylin për ndarjen e tyre para të gjithë miqve të saj. Kemal largohet nga shtëpia./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu