Arzu arratiset me Melisën jashtë shtetit, ja ç’do ndodhë të hënën në Xhenet

0

Kaja kërcënon Arzun se do e çojë në çmendinë Melisën. Ai i thotë Mahirit ta çojën Melisën në një qendër rehabilitimi përndryshe do e denoncojë. Arzu frikësohet kur dëgjon Kajan dhe Mahirin. Ajo merr Melisën dhe largohen fshehurazi nga spitali. Mahir telefonon Arzun. Ajo i thotë se nuk do lejojë ta çojnë Melisën në çmendinë. Arzu dhe Melisa shkojnë në një hotel. Kaja dhe Selim mësojnë se Arzu dhe Melisa janë arratisur. Kaja nxehet dhe vendos t’i gjejë.

Xhenet i thotë Kajas premtimin që i dha Arzu për ta mbajtur larg Melisën. Kaja zihet me Mukadezin dhe në nerva e sipër i thotë se ishte ai që tentoi ta vriste duke lënë sobën ndezur. Selim ka frikë për sigurinë e Xhenetit dhe i thotë të mos dalë nga shtëpia. Xhenet i thotë Selimit se ka një lidhje me Melisën që nuk e shpjegon dot. Mukadez e dëgjon dhe preket. Selim bëhet gati të shkojë por Orhan vjen në shtëpinë e Xhenetit me një buqetë me lule.

Orhan i jep lulet Xhenetit dhe kërkon falje në emër të Melisës. Selim ja hedh lulet Orhanit dhe zihet me të. Selim akuzon Orhanin se e dinte që Melisa do rrëmbente Xhenetin. Ai i gjuan në grusht Orhanit dhe e paralajmëron të mos i afrohet më shtëpisë së Xhenetit. Mukadez i thotë Sunës se nuk do heshtë më dhe do thotë të vërtetën. Xhenet kërkon që Kaja t’ja tregojë kush e ëma. Ajo i vë kusht Kajas t’i tregojë se kush e ëma përndryshe nuk do ja shohë më fytyrën atij. Arzu hyn fshehurazi në shtëpi dhe merr pashaportat në kasafortë. Xhengiz e ndihmon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu