Vlora Çitaku nënkryetare e PDK-së i kundërpërgjigjet Presidentes Vjosa Osmani me foton ku e puthë Presidenti Biden

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot kishte publikuar fotografi me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, ku ishte takuar me të në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, nuk vonoi shumë edhe kundërpërgjigja e nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitaku.

Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, derisa shihet duke u përqafuar me të. Në postimin e saj Çitaku nuk ka shkruar asgjë vetëm ka vendosur flamurin e Kosovës, ShBA’ve dhe një zemër.

Vjosa Osmani në Facebook kishte thënë se gjatë bisedës me presidentin e ShBA’së kishte marrë mbështetjen e tij të plotë për vendin tonë.

”Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve,” shkroi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu