“Ujqërit” pasanikë të politikës bëhen bashkë për ta rrëzuar Qeverinë johajdute të Albin Kurtit

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas deklaratave të tij të djeshme në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Si duket kjo situatë ka aktivizuar bashkëpunëtorët e dikurshëm politikë, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën së bashku me të shkarkuarin, Agim Veliun, të cilë po përgatisin planin e radhës.

Gazeta online Veriu.info mëson nga burimet e saj se presidenti Thaçi së bashkë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe Agim Veliun, kanë filluar përgatitje për të realizuar një planin e tyre që korrespodon me përgatitjen e terrenit politik për shkarkimin e qeverisë Kurti dhe nominimin e një kandidati tjetër për kryeministër.

Sipas këtij burimi plani i Thaçit, Mustafës dhe Veliut parashihet të realizohet duke përdorur nenin 100 të Kushtetutës së Kosovës që parasheh mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Kurse pas kësaj ata do të thirren në nenin 95 paragrafi 5 që parasheh mandatimin e një kandidati të ri për formimin e qeverisë së re.

“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.” – thuhet në nenin 95 paragrafi 5 i Kushtetutës së Kosovës./Veriu.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu