Të vrarët sot janë heronj, vrasësit politikanë e pushtetarë

0

Kështu ka shumë zë se bënte edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shumë ish UÇK-ista të tjerë. Procesi i rinovimit të brëndshëm të kriminelëve, ose imitacioni, deri tashti është shfaqur si përjetësi pushteti, ndaj nuk ka forcë, përveç Tribunalit të Hagës, që mund t’i shkëputë nga pushteti. Nga pasuria, nga krimi. Janë bashkë, si në Shqipëri, prandaj bashkë, në rresht, do shkojnë edhe para drejtësisë.

Shkruan Sokol Pepushaj

I akuzuar për tre vrasje tek Ura e Dubravës , ish komandanti i UÇK-së Xhabir Zharku, sot, megjithëse vetëm ish pushtetar dhe i dënuar, është milioner.

Modeli i sjelljes, si përshtatje për logo vipash, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, janë hajdutëria dhe kriminaliteti.

Kudo ku ka hajni, kudo ku ka kurvëri, kudo ku ka vrasje, drogë, grabitje, pabesi, terrorizëm, injorancë, ka një milioner me veshje politikë apo pushteti.

Nuk është më mundësi t’ i aktivizojmë gjithë ndyrësitë, që nga maska e Edit Ramës në Shqipëri, që tallet me policinë e popullin, që përpiqet të armiqësojë shtetin me shtetasin, e deri tek masakra e asaj natës së errët të nëntorit 2007, tek Ura e Dubravës në Kaçanik.

Vjedhjet, grabitjet, dhunimet, janë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Atë natë nëntori të vitit 2007, tre të rinj, të njohur si djem të mirë e pa vese, ishin ngatërruar në një restorant, tek “Mani” afër Kaçanikut, me një milioner, kryekomunar asokohe, me Xhabir Zhakun.

Pak orë më vonë, gjatë rrugëtimit për në shtëpitë e tyre, u bëhet pritë djemve. U vranë tinëzisht tre djelmosha nga fshati Dubravë. Ata nuk kishin asnjë ngatërresë, përveç këtij konflikti me kryekomunarin në lokal.

Një çështje gjyqësore, ku nën akuzë është një pushtetar, është zvarritur dhe gjykimi vazhdon edhe sot.

Por edhe gjyqet kanë marifetet e veta. Për këto tre vrasje, në vitin 2014 u dhanë ca dënime, me 70 vite burg. U dënuan sa për të thënë, me nga pak vite, mes tyre edhe Zhaku.

Pra, pas largimit të Zharkut nga komuna, kryetar i Kaçanikut erdhi një tjetër problematik, stomatologu, Besim Iljazi.

Po pse pikërisht Besim Iljazi?!

Në aparencë, ishte i pranueshëm, i ishte vrarë babai në luftë. I ati, komandant Bardhi, organizator emblematik i luftës së UÇK-së, kishte rënë dëshmor, më 14 maj të vitit 1999, në malësi të Kaçanikut, mbi Gjurgjedell dhe LLanishtë.

Qamil Iljazi, me pseudonimin Bardhi, kishte komanduar Brigadën 162 “ Agim Bajrami” të UÇK-së për Nerodimen.

Pseudonimi Bardhi, i përshtatej, pasi dha një kontribut të veçantë, në themelimin e celulave të para të lavdisë së UÇK-së.

Por kjo luftë ka patur shumë labirinthe të errëta, ku vlerat dhe të vërtetat, fatkeqësisht janë vrarë.

Edhe Tribunali i Hagës këtu e ka ngulë spirancën e drejtësisë njerëzore dhe ka të dhëna se në pak muaj do të arrestojë Hashim Thaçin dhe mbi 100 ish ushtarakë të UÇK-së.

Të vrarët sot janë heronj, vrasësit politikanë e pushtetarë.

Në esencën e simbolikave, besimtarët në Kosovë ngushëllohen se të mirët i merr shpejt perendia.

Edhe Komandant Bardhi i mirë ishte, ndaj, siç thuhet dhe hetohet, e morën të vetët dhe e çuan në botën tjetër, me ca plumba, pas një kaçubeje në bjeshkë.

Kështu ka shumë zë se bënte edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shumë ish UÇK-ista të tjerë. Procesi i rinovimit të brëndshëm të kriminelëve, ose imitacioni, deri tashti është shfaqur si përjetësi pushteti, ndaj nuk ka forcë, përveç Tribunalit të Hagës, që mund t’i shkëputë nga pushteti. Nga pasuria, nga krimi.

Janë bashkë, si në Shqipëri, prandaj bashkë, në rresht, do shkojnë edhe para drejtësisë./Pamfleti (Vijon…)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu