Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Serhan mëson se Oja është shtatzënë”

0

Serhan vërteton se Oja është shtatzënë pasi ajo nuk pranon të pijë alkool. Ai e
kupton se Oja është e frikësuar nga diçka. Rasheit i ka shkaktuar një traumë
psikologjike vrasja në Sarmashë.
Tajlan nuk ka patur në plan të shkojë në festën e Sarmashësë. Ai shkon në shtëpinë
e Pelinit për t’u takuar me Berkun. Pelin krijon iluzionin se Tajlan është kthyer për të. Tajlan nuk e fal Pelinin dhe i kërkon asaj të ndahen përfundimisht.
Pelin i tregon Tajlanit se ai ka rënë në kurthin e Merves dhe i lutet atij që të marrë
pjesë në festë. Tajlan mendon të shkojë në festë që të vrasë Merven për të marrë
hak. Nilaj vë re sjelljen e çuditëshme të Arzus në lidhje me festën. Ajo paralajmëron
Mehmetin për një plan të mundshëm hakmarrjeje të të ëmës. Arzun fillon ta zërë
paniku para festës. Ajo përpiqet të mashtrojë Mehmetin duke i thënë se nuk i mban
më inat Burxhusë. Arzu i premton Mehmetit se nuk do të shkojë në festë. Serhan vërteton dyshimet e tij duke ngacmuar Ilhanin për shtatëzaninë e Ojas. Ilhan i vërteton Serhanit se Oja po pret fëmijën e tij, por se ajo ka frikë nga Merve.
Oja trembet nga Pelin kur e shikon sa e vendosur është për të vrarë Merven. Pelin
shantazhon Ojan që të bëhet bashkëpunëtorja e saj duke i thënë se nëse Merve
vdes e dyshuara kryesore ështtë ajo. Oja tenton të anullojë festën pasi ka frikën e
një vrasjeje të mundëshme.
Mehmet takon Burxhun për ta paralajmëruar që të mos shkojë në festë. Burxhu
shtiret sikur nuk do të shkojë në festë para Mehmetit.

Arzu i rrëfen Pelinit se ka ndërmend të vrasë Burxhun. Ajo e kupton se edhe Pelin
ka ndërmend të vrasë Merven dhe i ofron asaj të krijojnë një plan të përbashkët.
Arzu ofrohet të vrasë Merven, ndërsa i kërkon Pelinit të vrasë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu