Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Mehmet rifiton zemrën e Arzus”

0

Burxhu mendon të vrasë Arzun pas këshillës së Merves. Arzu lyen thonjtë me të
njëjtën ngjyrë si Oja. Të njëjtën ngjyrë kanë edhe thonjtë e personit që është
koniktuar me viktimën e Sarmashësë. Trupi i viktimës rikthehet në mjekësinë
ligjore pasi komisari dyshon se çështja po korruptohet.
Arzu i rrëfen Elit se gjëndja e saj mendore dhe shëndetësore është rënduar. Elif
ka qenë gjithmonë egoiste dhe kompetitive. Ajo kërkon të marrë hak ndaj Ojas
pasi ajo ka qenë më e mirë në fakultet dhe më e suksesshme në karrierë. Merve i
shkon Ojas në shtëpi njëkohësisht me Elin. Merve këshillon Ojan të ruhet nga
Eli. Elit nuk i pëlqen fakti që Merve i ka shkuar për kontroll Ojas.
Edip i shkon Merves në shtëpi dhe mahnitet kur shikon përkujdesjen e saj ndaj
Milës. Ai i shpreh dashurinë Merves dhe ajo tronditet. Tajlan këshillon Mehmetin
të mos heq dorë nga Arzu. Mehmet i kërkon ndihmë Pelinit për të krijuar një
plan për të rituar Arzun.
Oja asksohet nga alergjia dhe për pak sa nuk shkakton një aksident ndërsa ka
Elin në makinë. Elif trembet dhe llon të shmanget prej Ojas. Ajo ton punën
në spitalin që më parë i ishte ofruar Ojas.
Mehmet llon të heq dorë nga natyra e tij maskiliste dhe të ndjekë këshillat
feministe të Pelinit. Arzusë i bëhet qej nga komplimentet e Mehmetit. Enver
sillet më mirë se Mehmet me Arzun dhe Mehmet e kupton se po humb. Pelin
këshillon Mehmetin t’i kërkojë falje Enverit që e ka rrahur.
Ilhan është i vendosur të zbulojë se kush është personi anonim që po bën
komente negative ndaj Ojas si mjeke. Inxhi këshillon Ojan që të mos miqësohet
me Elin pasi e mban mend negativitetin e saj që nga fakulteti. Mehmet i shkon
Arzus në zyrë për t’i kërkuar falje Enverit në sy të saj. Ai i shpreh dashurinë
Arzusë në mënyrë të tërthortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu