Sondazhi: Rama ka mbetur pakicë shumë e vogël, mbi 60% e shqiptarëve shprehen se zgjedhjet pa opozitën janë të pavlefshme

0

Më shumë se 60% e qytetarëve shqiptarë shprehen se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, siç po tenton të veprojë PS-ja, është një proces i pavlefshëm. Rezultatet e sondazhit të realizuar nga RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing janë prezantuar sot në studion e emisionit “Tempora” të gazetares Sonila Meço.

Zgjedhjet pa opozitën të pavlefshme

Pyetja: Gjithsesi, pa pjesëmarrjen e opozitës, sipas jush, a do ishin të vlefshme zgjedhjet e qershorit?

Shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme. Janë 60.6% e shqiptarëve që ndajnë këtë mendim. Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë.

Shumica e shqiptarëve  nuk mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën.

Tabela 6: Jo zgjedhje pa opozitën

Pyetja: Sipas jush, mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës?

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu