Shabani lëshon deklaratën e fortë: Ja sa kwh harxhon në javë Edi Rama në vilën në Surrel

0

Aktivisti Endrit Shabani thotë se qeveritarët janë të shkëputur nga jeta e qytetarëve. Në emisionin Goodmorning Albanians, Shabani u shpreh se pushtetarët që jetojnë në luks nuk mund t’u japin këshilla qytetarëve se si të kursejnë energjinë elektrike.

Ai mori si shembull kryeministrin Rama që siç tha jeton në një vilë super të madhe të periferi, ku fatura e dritave është dhjetëra herë më e madhe se ajo e një konsumatori të zakonshëm. Sipas Shabanit, në vilën në Surrel, 800 kwh Rama i shpenzon në javë.

“Një ministër që jeton në një vilë 5 mln euro nuk mund t’u japë leksione qytetarë si të kursejë. Rama jeton në Surrel, ai ka një faturë që është dhjetëra herë më e lartë se ajo e një konsumatori të zakonshëm, 800 kwh i shpenzon për të vënë lavatriçen në një javë”, tha Shabani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu