Putini ndërmerr veprimin e çmendur, televizionet ndërpresin programacionin

0

Vladimir Putini synon që të shpallë LIVE rezultatet e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë në zonat e pushtuara në Ukrainë. Televizionet pritet të ndërpresin programacionin për të transmetuar ceremoninë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mes të Moskës janë vendosur skena të mëdha, të cilat gjatë ditës së sotme do të përdoren për fjalime dhe festime me rastin e bashkimit me Rusinë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe një pjesë të Zaporizhias, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht si pjesë të Ukrainës në fakt.

Referendumet e paprecedentë zgjatën pesë ditë në Donetsk dhe Luhansk në lindje, dhe Kherson dhe Zhaporozhioa në jug, të kontrolluara nga separatistët pro-rusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu