Poker ndaj Bilbaos, Barcelona shkëlqen në La Liga. Francezi Dembele dhuron spektakël me gol dhe tripletë asistesh

0

Barcelona mposhti me rezultatin 4-0 Atletikon e Bilbaos, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të La Ligës. Një duel i diktuar e gjitha nga katalanasit, teksa skuadra e Ksavit, në pjesën e parë arriti të shënonte plot 3 gola në harkun kohor të 10 minutave (nga 12’ tek 22’). Protagonist absolut në këtë përballje ishte padyshim francezi Dembele, që shënoi golin e parë si dhe asistoi në 3 golat e tjerë të shënuar nga Serxho Roberto, Levandovski dhe Ferran Torres.

Me 3 pikët e marra ndaj Atletiko Bilbaos, Barça, u ngjit në kuotën e 28 pikëve, 3 me pak se Reali kryesues. Në 11 javë të luajtura deri tani, ekipi i Ksavit ka regjistruar 9 fitore 1 barazim dhe 1 humbje. Sfidën e radhës, katalanasit do e luajnë në transfertë ndaj Valencias së Gatuzos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu