Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në PD për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Në videon e siguruar nga BalkanWeb, Berisha shihet i shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu dhe kryetari i PD, Gjirokastër, Dasho Aliko.
Sot Këshilli Kombëtar do të votojë për emrat e rinj të propozuar në poste nga nënkryetarët e PD, kryetari i grupit parlamentar, nënkryetari i Kuvendit, Sekretariatet dhe Komisionet.