Pandeli Majko drejt parlamentit/ Kuvendi njofton KQZ-në për vëndin bosh

0

Pandeli Majko pritet të rikthehet në Kuvend si deputet i PS-së pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i arrestuar në vazhdën e hetimeve për inceneratorin e Fierit.

Një ditë më parë, Bllako dorëzoi kërkesën e dorëheqjes si deputetet në Kuvend, ndërsa këtë të Enjte Kuvendi ka njoftuar për vakancën e krijuar, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kuvendi njofton KQZ për vakancën e krijuar

Tashmë, është ky institucion që bën verifikimet përkatëse dhe i jep mandatin zëvendësuesit të Bllakos.

Sipas listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun Tiranë, mandatin e Bllakos e merr Pandeli Majko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu