Një histori e veçantë dashurie, ja për çfarë flet seriali më i ri i TV Klan

0

Së shpejti në TV Klan do të nisë një tjetër serial shumë i ndjekur turk, me një histori të veçantë dashurie. “Stuhi dashurie”, mban titullin ky prodhim turk që tregon historinë e dashurisë mes Firuzes dhe Ajazit.

Firuze dhe Ajaz janë dy të dashuruar që fati i bashkoi dhe fati sërish i ndan. Ajaz e dashuronte Firuzen si i çmendur derisa një incident e ndan nga ajo. Ai zhduket papritur dhe nis një jetë të re, por shumë shpejt fati i bashkon sërish.

Për shkak të një aksidenti në kompaninë ku punon babai i saj, Firuze vendos të zbulojë të vërtetën. Pikërisht aty përballet me Ajazin dhe mes tyre lindin sërish shkëndijat e dashurisë. A do të mundet Firuze të zbulojë të vërtetën që kërkon dhe a do të ribashkohet me Ajazin? Na mbetet ta mësojmë së shpejti në TV Klan premierë ekskluzive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu