Masakra e 2 prillit në Shkodër, Berisha bën trimin, flet si 30 vjet më parë, si kreu i PD-së që niset edhe njëherë për Europë

0

Sot mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Ditën e sotme, deputetë të Partisë Demokratike, Ramadan Lika, Emilia Koliqi, Helidon Bushati, Zef Hila, Greta Bardeli si dhe Sali Berisha, kryen homazhe në Shkodër, në nderim të tyre, ndërsa për herë të parë janë krah kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia. Berisha tha nga Shkodra se ai nuk do të votojë asnjë propozim të Ramës për president. Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Lulzim Bashën.

Sakrifica e tyre u bë dritë për shqiptarët. Maskara e 2 prillit jehoi fuqishëm në kongresin e SHBA. Pe dhe të gjitha kancelaritë e vendeve të lira. Sot ne nderojmë kujtimin e tyre në një ditë të vështirë për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ish presidenti i SHBA. Roland Regan do të deklaronte se lirisë nuk i duhet më shumë s enjë gjeneratë edhe të zhduket, sot  Sot pas 31 vitesh të martizimit të tyre vota e lirë është tërësish konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga banda e qeverisë. Martirët e dy prillit, sot më shumë se kurrë kanë betejë për të rinjtë shqiptare, të vazhdojnë betejën për votën e lirë. Sot shqiptarët përballen me një qeveri e cila siç faktohet përbenë një organizatë të vërtetë kriminale. Një qeveri, që vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre dhe kjo i përbën një pushtim apel për çdo qytetar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë të frymëzuar nga Shkodra. Nga kjo që nuk ka asgjë të përbashkët për idealët për të cilat u sakrifikuan martirët e qytetarëv shqiptar. Të zotohemi se do bëjmë gjithçka që tu rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, për të cilën këto të rinj flijuan jetën e tyre.’- tha Berisha.

Foto nga homazhet

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka

Ora 10:53

Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Nuk votojmë asnjë emër të propozuar nga Edi Rama! Vuan nga kompleksi i vdekjes, dhe në gjumë i dal

Sali Berisha tha nga Shkodra se ai nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.

‘Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për president. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë ta replikash të kesh formën e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë i dal.’- tha Berisha.

Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Lulzim Bashën.

‘Nuk jam takuar sot për herë të parë, është padiskutim një bashkim i padikutueshëm me deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi, që përbën një organizatë të vërtetë kriminale nga aktet e plaçkitjes së këtij vendi.’- tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu