Lufta në Ukrainë/ New York Times publikon përgjimet e ushtarëve rusë me të afërmit: Putini është i çmendur

0

Ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Moskës, vazhdon shkëmbimi i akuzave për shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Moskës, vazhdon shkëmbimi i akuzave për shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream.

Nga ana tjetër Putin po përgatitet të aneksojë katër territoret ukrainase në të cilat u mbajt referendumi në Federatën Ruse, të cilat pothuajse askush në botë nuk i njeh si legjitime.

Ndërkohë ‘New York Times’ botoi një artikull me bisedat e përgjuara të ushtarëve rusë të përfshirë në luftën në Ukrainë.

“Na është dhënë urdhër të vrasim këdo që shohim” dhe “Putini është i çmendur. Ai dëshiron të marrë Kievin, por ne nuk ia dalim” janë ndër fjalitë që dyshohet se janë thënë nga ushtarët në bisedat me të afërmit e tyre në Rusi. “Ofensiva jonë është ndalur. Ne po e humbim këtë luftë”, “Kemi humbur gjysmën e regjimentit” dhe “Kur të kthehem në shtëpi do të largohem nga ushtria e mallkuar” janë ndër fragmentet e tjera të bisedimeve të publikuara, nga të cilat dalin zhgënjimi dhe pesimizmi për ecurinë e konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu