Lajm i fundit: Sot paradite antiamerikanët “mbrojnë” Saliun dhe rrethojnë selinë e PD

0

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku Lulzim Basha vendosi të përjashtojë ish-liderin demokrat Sali Berisha, kanë reaguar deputetë të PD-së si dhe disa ish-figura të larta të selisë demokrate.

Në mbledhjen e grupit parlamentar ka patur debate të forta, ku deputetët Bujar Leskaj, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, etj. kanë kundërshtuar vendimin e Bashës.

Një prej deputetëve anti-Basha tha për KOHA JONE se nesër (e premte) do vijnë qindra e qindra demokratë që të rrethojnë selinë e PD, për të kundërshtuar Bashën. Ai shtoi se do vijnë nga të gjitha rrethet për të protestuar te selia blu.

Ndërkohë policia e shtetit ka shtuar numrin e rojeve përreth kryetarit të PD-së.

Para fillimit të seancës parlamentare mësohet se deputeti Sali Berisha do të shkojë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ndonëse kryetari Basha e ka përjashtuar.

Priten zhvillime dramatike në PD. Berisha paralajmëroi se do fillojë lëvizjen e tij brenda anëtarsisë demokrate për largimin e Lulzim Bashës si kryetar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu