Ku është Arben Kraja Milioneri,”Morava Resort”/ Pse s’i sekuestrohen milionat gjyqtarit Bedri Qori? Gati shpallja “non grata” nga SHBA!

0

Gjyqtari Bedri Qori, anëtari i bandës të të shkarkuarve nga sistemi i drejtësisë, është në “grahmat e fundit” në detyrë, pas dhjetëra denoncimeve që kanë shkuar për të në institucionet e Drejtësisë së Re. Gjyqtari i Dhomës Penale në Tiranë është vënë në qendër të akuzave, për shkak të disa vendimeve skandaloze, ku në adresë të tij kanë shkuar ankesa në KPK, në KLGj, në SPAK apo në Ambasadën Amerikanë.

Tashmë, “laku” i është ngushtuar tepelenasit, i cili me vendime tepër të diskutuara ka shpallur të pafajshëm disa zyrtarë, pavarësisht se ndaj tyre ka pasur një “mal” me prova. Por, Qori ka vijuar detyrën, duke i konvertuar këto vendime të dyshimta me një pasuri marramëndëse.

Disa ditë më parë, Gazeta Shqip investigoi pasurinë e gjyqtarit Bedri Qori dhe të familjes së tij. Nëpërmjet rrogave, Qori dhe bashkëshortja e tij, kanë me dhjetëra pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, madje kanë arritur që të paguajnë mijëra USD për shkollimin e vajzave në SHBA. Por, pikërisht marrëdhënia me Amerikën mund t’i hajë “kokën” këtij gjyqtari, pasi një ankesë zyrtare ka shkuar për të te ambasadorja Yuri Kim, e cila ka qenë nismëtare për një sistem drejtësie të pastër. Dhe, pas ankesës, pritet ai të shpallet “non grata” në Amerikë, vend i cili me këto masa “të vë vulën” si të korruptuar.

Megjithatë, kjo është një nga masat më të lehta për Qorin, i cili në fakt duhet që të ruajë pasurinë. Por, pas akuzave në SPAK apo në KPK, a duhet t’i sekuestrohet pasuria këtij gjyqtari?! Ka pasur një debat tepër të gjerë në lidhje me këtë fushë, ku gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vetingu, ia kanë hedhur paq vetëm me një shkarkim. Nga ana tjetër, ata gëzojnë milionat që kanë bërë në sistem, madje arrijnë që të vijojnë profesionin si avokat apo edhe në studiot avokatie të të shkarkuarve nga drejtësisë.

Duket se, pas këtyre denoncimeve, Bedri Qori do të rreshtohet përkrah anëtarëve të bandës, siç janë Ervin Metalla (ish gjyqtar i shkarkuar) dhe Antoneta Sevdari (ish prokurore e shkarkuar). Dy të fundit i shkruan vendimin Qorit për të nxjerrë të pafajshme noteren Margena Çela, pavarësisht se ndaj saj kishte prova të pakundërshtueshme për falsifikim dokumentesh. Madje, Qori kopjoi rëndom Metallën dhe Sevdarin, duke i pushuar akuzat ndaj Çelës, e cila krahas tyre ka një mbrojtje të posaçme nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Pra, një grup i mirëfilltë, për të cilët gazeta Shqip ka denoncuar në vijimësi.
Por, edhe për sa kohë do të funksionojnë?! Natyrisht, pika që u “dhëmb” të gjithëve është pasuria. Dhe, pasuri ka me bollëk Sollaku, Metalla apo Qori. Për gjyqtarin tepelenas, Shqip raportoi pak javë më parë se me rrogën e tij dhe të bashkëshortes ai kishte troje në bregdet, apartament në Tiranë, lokale, garazhe, makina. Madje, edhe para’ kesh në shtëpi, ndërsa dy vajzat i kanë shkolluar në SHBA. Ku i gjeti?! Me rrogën e vetë dhe të bashkëshortes?!

Pas denoncimit në të gjitha institucionet e Drejtësisë së Re janë vënë në lëvizje. Dhe lëvizja ideale në këtë mes është sekuestrimi i pasurisë, jo vetëm i Qorit, por edhe qorrave të tjerë të sistemit të drejtësisë. Të të gjithëve atyre që s’kanë justifikuar pasurinë. Apo që në kurriz të njerëzve të thjeshtë dhe të varfër bëjnë jetë luksi. Koha është tani! Madje, edhe nismat e Ambasadës Amerikane apo të Departamentit të Shtetit janë për tolerancë zero ndaj të të korruptuarëve.

Të njerëzve që kanë bërë pis drejtësinë, apo të atyre që mbrojnë me fanatizëm persona me precedentë të rëndë kriminalë. Të gjithë, nga Qori, Metalla, Sevdari apo Çela kanë mbrojtur të ashtuquajturin biznesmen Arben Reli, i cili ka në kurriz disa vendime dënimi dhe ka të hapura dhjetëra procedime penale në Tiranë dhe Korçë. Është Reli, i cili arriti që t’i marrë bashkëortakut S.B një pasuri marramendëse në Malin e Moravës në Korçë, ku “Morava Resort” i ndryshoi emrin në “Montrelux”. Dhe të gjitha me veprime kriminale, teksa muajt e fundit në emrin e Relit janë hapur dosje penale në Prokurorinë e Tiranës dhe Korçës, ku ai rrezikon mbi 10 vite burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu