Keni nevojë për ide? Ja cilat janë 5 modelet e flokëve që i bëjnë ondet të duken perfekte

0

Pak nga pak po afron stina e verës dhe përveç kujdesit ndaj lëkurës, fytyrës apo veshjes, duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe modelit të flokëve. Të gjithë duan të duken sa më natyralë, për të qenë në sikron me natyrën dhe këtu na vijnë në ndihmë modelet e flokëve që përmbajnë onde natyrale. ‘MarieClaire’ sjell një listë modele flokësh, inspiruar nga paraqitja e VIP-ave në tapetin e kuq, apo në jetën e përditshme.
1. Ondet e lëshuara, Ciara
Kur bëhet fjalë për onde, mundohuni të largoheni sa më shumë nga ideja e të qenurit super të rregullta apo perfekte.


2. Gjysmë bishti me onde të çrregullta, Rihanna
Lidhni një bisht në pjesën lart të kokës dhe më pas krijoni ondet e juaja. Duke qenë se mund t’i lini të lirshme, mos u shqetësoni të bëni të gjithë flokët.


3. Ondet klasike, Chrissy Teigen
Ondet janë perfekte për Chrissyn, madje ky është modeli që ajo përdor gjithmonë në paraqitjet e tapetit të kuq. Nëse doni t’i shtoni pak më shumë intensitet, provoni të luani me kombinimin e toneve të ngjyrave.


4. Onde voluminoze, Bella Hadid
Nëqoftëse keni flokë perfekt si Bella Hadid, ondet voluminoze janë modeli i duhur për ju.


5. Ondet në modelin ‘Bob’ dhe një kombinim ngjyrash, Lana Condor
Nëqoftëse shihni me kujdes, do të vini re që Lana i ka kombinuar flokët e saj të zinj me disa fije në ngjyrë lejla. Nëqoftëse doni të eksperimentoni me ngjyrat apo modelin, inspirohuni nga aktorja e njohur./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu