Kaja mëson se Arzu do martohet me Xhihanin, ja ç’do ndodhë sot në Xhenet

0

Xhihan i shkon Arzus para shtëpisë së re dhe i thotë se kur të martohen do jetojnë në një shtëpi. Arzu nuk pranon dhe i thotë se martesa e tyre do jetë vetëm në letra. Xhihan është i vendosur të jetojnë bashkë. Xhenet dhe Melisa shkojnë të ndalojnë Arzun. Selim i sheh bashkë dhe i bërtet Xhenetit që vazhdon ta besojë Melisën. Xhenet i tregon Selimit çfarë ka ndodhur dhe së bashku nisen për tek Arzu. Arzu firmos letrat e ndarjes. Mahir i thotë Arzus se nuk mund t’i firmosë. Arzu i thotë Mahirit se është e lumtur që po ndahet nga ai.

Mahir mërzitet dhe i detyruar firmos divorcin. Xhenet, Selim dhe Melisa i kërkojnë Arzus të mos martohet me Xhihanin. Arzu i kërkon të mos përfshihen në këtë çështje. Xhenet telefonon Kajan dhe i kërkon të flasin. Xhihan bën përgatitjet për dasmën. Xhenet i tregon Kajas se Arzu po martohet me Xhihanin. Kaja tronditet. Arzu shkon tek Mukadez dhe i tregon se ajo, Melisa dhe Xhenet do jetojnë së bashku në shtëpinë e re. Selim i kërkon Kajas të zgjidhë këtë çështje. Kaja pyet Melisën kush e kontrolloi nëse personi që ajo përplasi kishte vdekur. Melisa i tregon se Xhihan e kontrolloi. Kaja dyshon se personi nuk ka vdekur. Ai premton se do e rregullojë këtë çështje. Halil telefonon Kajan dhe i kërkon ndihmë. Arzu i tregon Xhenetit dhe Melisës se do të jetojnë së bashku me Mukadezin në shtëpinë e re. Melisa mendon se Arzu nuk do martohet me Xhihanin. Arzu i tregon se nuk do të jetojë me to për disa kohë por do t’i vizitojë shpesh. Melisa i tregon Arzus se Xhihan është duke luajtur me të dhe personi që përplasi nuk ka vdekur. Arzu i bërtet Melisës dhe Xhenetit dhe u thotë të qëndrojnë larg Xhihanit. Kajan e fusin në kurth. Ai shkon të shpëtojë Halilin por njeriu i Xhihanit i drejton armën. Selim, Melisa dhe Xhenet vihen në kërkim të provave për të shpëtuar Arzun. Pas një jave Arzu dhe Mahir ndahen në seancën gjyqësore. Xhihan pret me padurim të martohet. Arzu i kërkon Xhihanit kohë por ai nuk pranon. Selim dhe Melisa ruajnë çdo lëvizje para shtëpisë së Xhihanit. Melisa i thotë Selimit se është penduar por ai nuk e beson./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu