I rreptë Edi Rama, i rreptë edhe hoxha Osman Musliu: Nos guxoni me dale jashta shtëpisë se do keni punë me mua!

0
Një hoxhë nga Drenasi Osman Musliu u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi. në një status në Facebook, Musli ka shkruar me tone të ashpra se kushdo që del nga shtëpia, do të ketë punë me të.

Xhemati im, ju dashamirët e mi ane e mban, ma mirë pini çaj sikur unë, merrni ABDES Falnu,mbani DISTANCËN, RRINI N’SHPI mos dilni jashtë, se tani mund te ndodh te keni “punë” me mu…!?”– shkruan Hoxhë Musliu në Facebook.

Ndërkohë, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu