Grabitja e floririt dhe biznesi i mermerit/ Akuza të rënda ndaj Presidentit të Republikës

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta,  ka provokuar zemërimin e qytetarëve, teksa një ditë më parë ka uruar besimtarët dhe pelegrinët në Malin Tomorrit.

Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.

Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit!”, ka shkruar Meta në rrjete sociale, shoqëruar me një foto të tij nga Mali i Tomorrit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve, të cilët me anë të komenteve, kanë risjellë në vëmendje, çështjen e florrit të zhdukur të Krrabës dhe mermerit në Malin e Tomorrit.

Sipas tyre asnjë lutje nuk e shpëton dot Presidentin nga burgu, pasi ka hesape për të larë me drejtësinë për korrupsionin, për çështjet, për të cilat ai lakohet se ka dorë.

cna lajme politike
            Ilir Meta në Malin e Tomorrit

Ke shkuar për të marrë floririn e fshehur, apo për të parë nëse ka mbetur më mermer dhe se si e ka shkatërruar Malin e Tomorrit. S’ka lutje që të shpëton me ato çfarë ke bërë”, shkruajnë qytetarët të zemëruar.

Presidenti Ilir Meta, është lidhur ndër vite me zhdukjen e florit të Krrabës.

Personi që e e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Krrabës ishte grabitur, ishte  ish-kryeministri Sali Berisha. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm, Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

LEXO EDHE:  Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës/ Propagandë boshe si në komunizëm

Nëqoftëse dikush mendon t’u vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, ka  deklaruar në atë kohë Berisha.

Vetë Presidenti Meta në një intervistë televizive, disa vite më vonë ka mohuar akuzat.

Ndërsa ka pranuar, se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendje ne thesarit.

Pas insistimit të opozitës se thesari i shtetit është prekur, është cenuar, në atë kohë unë si Kryeministër i kam kërkuar autoriteteve përgjegjëse, Ministrisë së Rendit publik, për të bërë një verifikim të gjendjes në të cilën ndodhej thesari i shtetit.

Përgjigja e grupit që ka bërë verifikimin, ka qenë se nuk ka pasur asnjë cënim të thesarit të shtetit, por në fakt në mos gaboj nuk kishin bërë inventarin fizik, por vetëm vëzhgimin e godinës nga jashtë. Pas verifikimit fizik, u verifikua që një pjesë e konsiderueshme e monedhave ishin grabitur. Më pas u bënë edhe hetimet përkatëse dhe u verifikua edhe mënyra edhe vendi se nga ishte bërë një grabitje e tillë, ka  deklaruar Meta pas akuzave të Berishës.

Gjithashtu Ilir  Meta është akuzuar ndër vite se po shkatërron malin e Tomorrit me biznesin e tij të mermerit.

Po për këtë çështje ai nuk ka folur asnjëherë. Kanë qenë qytetarët sot që e kanë rikthyer në vemënedje këtë rast, bashkë me vjedhjen e floririt të Krrabës.

Më poshtë po sjellim reagimet e qytetarëve, të cilët janë të shumta e të rënda.

cna lajme politike

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu