Gjithë deputetët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës

0

Pasi u braktis nga një pjesë e mirë e deputeteve të grupit parlamentar Lulzim Bashën e kanë lënë vetëm edhe besnikët e tij. Mbledhja e grupit parlamentar ka qenë një fortunë për të, teksa njëzëri i gjithë grupi parlamentar i kërkoi dorëheqjen, bashkë me dy nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

“Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohemi dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të iki dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri”, tha Tabaku.

“Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj qe përderisa këtë2 pjese e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi”, u shpreh Alibeaj.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, iu bashkua grupit, por ai e kushtëzoi largimin e Bashës me tërheqjen e Sali Berishës.

“Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plote, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjelle demokratët në pushtet”, tha Bardhi.

Vetë Basha u shpreh i gatshëm për çdo zgjidhje për të bashkuar grupimin e tij, atë të foltores dhe një grup të tretë, që konsiderohet pjesa e heshtur e anëtaresise. Por edhe ai foli për faktorë të tjerë veç tij që kushtëzonin bashkimin e partisë dhe nuk e përmendi në asnjë rast dorëheqjen.

“Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse se keni kuptuar që unë Jan në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara.  Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.”

Mosbesimi se Basha nuk do ta japë dorëheqjen i ka bërë deputetët të mendojnë edhe një skenar tjetër, atë të përjashtimit të tij.

Me gjithë grupin parlamentar kundër, qëndrimin e Bashës në krye të Partisë  e mbështesin aktualisht vetëm kandidatet që dolën humbës në zgjedhjet e 6 Marsit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu