Sot, qytetarët e Sarandës nuk përballen vetëm me padrejtësinë, por me një rrezik edhe më të madh: drejtësinë e kapur. Një prokurore që duhet të ishte në krah të ligjit dhe të qytetarit të ndershëm, është zhytur kokë e këmbë në pazare, lidhje kriminale dhe vendime të turpshme që favorizojnë trafikantë, banditë dhe njerëz me pushtet.
Dosjet manipulohen, të pafajshmit ndiqen për të mbuluar fajtorët, dhe krimi shet e blen drejtësinë nga vetë ajo që duhet ta mbrojë. Në një qytet të vogël si Saranda, ku gjithçka dihet, askush nuk guxon të flasë. Por heshtja është krim.
Prokurorët që shërbejnë krimin, janë më të rrezikshëm se vetë kriminelët. Sepse me vulën e shtetit, ata vrasin shpresën e drejtësisë.
SPAK, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe çdo institucion përgjegjës: a do të vazhdoni të bëni sikur nuk shihni?
Apo edhe Saranda duhet të digjet që të kujtoheni se drejtësia nuk është pronë private?