Do arrestohet Edi Rama me ministrat, në hetim janë shërbimi sekret gjerman dhe FBI!’

0
Shkruan Spartak Ngjela
Tre janë aspektet politike që bashkohen për të dhënë mendimin aktual në politikën e pritshme në Shqipëri.

Hetimet në Itali kundrejt organizatës kriminale italiane Ndragheta, dhe lidhjet e saj me mafien shqiptare dhe qarqet e larta të politikës shqiptare.

 Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit në këto ditë.
Thirrja e menjëhershme në pyetje nga BKH të kryeministrave, ministrave dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të krimit shtetëror në Shqipëri.
l.
Nuk është thjesht një çështje e parëndësishme për Shqipërinë hetimi i oraganizatës italiane mafioze Ndrangheta dhe lidhjet e saj në Shqipëri. Nuk do kalojë aq lehtë kjo çështje, sepse, si ngaherë në Itali, në hetimin e krimit të organizuar, duhet të jetë e pranishme edhe ekspertiza e lartë amerikane. Kjo ka ndodhur ngaqë likudimi i këtij krimi të organizuar është interes perëndimor, sepse ai ka prezencë ndërkombëtare.
Sot Ndrangheta është kudo në Perëndim, madje edhe në Amerikë.
Aktualisht Ndrangheta, si organizatë kriminale, është më e fuqishmja në botë. Ajo e ka fondin e parasë që disponon mbi 50 miliard dollarë, shumë kjo së cilës nuk i afrohet dot asnjë organizatë tjetër kriminale.
Nuk ka shumë që shërbimi sekret gjerman BND e radhiste mafien shqiptrare në lidhje shumë të ngushta me Ndrangheta-n italiane. Por çështja mendoj se do të shkojë edhe më tej.
ll.
Ne duhet të pranojmë faktin që Shqipëria sot është brenda konceptit të interesit të ngushtë të politikës amerikane. Kurse, klasa politike e korruptuar, po kërkon hapësira politike lindore drejt Rusisë, Turqisë dhe Kinës. Sepse po rreket t’i shpëtojë hetimit të krimeve që ka kryer.
Po ta shohësh nën një prizëm realist, duhet të shprehësh mendimin se, duke qenë të rrezikuar nga reforma antikorrupsion, liderët e korruptuar të të dy partive të mëdha, dhe klientela e tyre mafioze, po kërkojnë hapësira lindore për të dalë nga presioni kontrollues perëndimor i Uashingtonit dhe Berlinit.
Nën një prizëm logjik, kuptohet se kjo përpjekje është thjesht një përpjekje intetesi personal, por mundësia e daljes nga kontrolli është zero.
Në fakt, e gjithë historia e Shqipërisë ka qenë një aventurë personale liderësh të korruptuar që kurrë nuk kanë pranuar të qëndrojnë brenda konceptit demokratik të kontrollit ligjor antikorrupsion.
Por tani, koha ka ndryshuar, dhe prandaj, duke e menduar hetimin e organizatës kriminale italiane Ndrangheta, jo si një rast të shkëputur, por brenda luftës antikorrupsion, që ka shpallur dhe po drejton politika amerikane në Shqipëri, konkludojmë se:
Për faktin që mafia Shqiptare i ka rrënjët te Ndrangheta, dhe politika amerikane po drejton reformën antikorrupsion në Tiranë, kuptohet se në këto hetime të përditshme është prezent edhe FBI.
Tani dihet si nocion antikrim, se, kudo që ka krim të organizuar me përmasa të mëdha, ka edhe prezencë të FBI-së amerikane.
lll.
Si rrjedhim i këtij arsyetimi, na duhet të vëmë në dukje se, pikërisht për këtë lidhje që po spikat midis Ndrangheta-s dhe prezencës së saj në mafien shqiptare, kuptohet se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojë punën në Shqiëri, sa më shpejt që të jetë e mundur.
BKH është institut juridik kushtetues i strukturuar me ligj të veçantë.
Risia e këtij institucioni është se, që në formulimin kushtetues të parashikimit të tij, ai është përcaktuar si një institucion që do të merret me
hetimin e korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Pikërisht për këtë, na duhet të vëmë në dukje se, ekspertiza amerikane që është marrë me ndërtimin juridik të këtij instituti, ka qenë e qartë se korrupsioni shtetëror nuk ka dot fuqi pa krimin e organizuar. Në fakt, ky është fenomen i njohur historik, në të gjithë historinë disa- shekullore të krimit të organizuar.
Kjo tani është e vërtetë historike, por pikërisht për këtë, këtu rrjedh kjo pyetje: fakti që Ndrangheta është e vërtetuar që është prezent në Shqipëri, hetimi i saj, mos tregon që ka filluar hetimi i cili pritet të sjellë provat në Shqipëri për lidhjet midis korrupsionit të lartë shtetëror dhe vetë Ndrangheta-s italo-shqiptare?
Natyrisht, kjo është e vërteta e kësaj kohe: prandaj edhe fillimi nga puna e Byrosë Kombëtate të Hetimit kuptohet se është çështje ditësh.
Përfundimisht, për faktin se lufta kundër Ndrangheta-s në Itali ka nisur me intensitet të madh, kuptohet përse BND gjermane ka folur hapur për lidhjet e Ndrangheta-s italiane me Shqipërinë. Dhe kjo, sepse në analet e shërbimeve ka rezultuar ndërveprimi midis korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë dhe pastrimit të parave që ka bërë dhe po bën Ndrangheta në Shqipëri.
Po emrat e të korruptuarëve të paskrupull të politikës së lartë në Shqipëri, kur do të fillojë t’i jepen mediatikisht shoqërisë shqiptare?
Ky proces sigurisht që do të fillojë me emrat e kryeministrave, ministrave dhe të bashkëpunëtorëve të tyre të korruptuar, në 25 vjet korrupsion shqiptar zashmë i provuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu