Dita e hidhur e aktorit turk, i vëllai gjendet i vdekur në shtëpi

0

Vëllai i aktorit dhe producentit të famshëm turk, Erkan Can (Tajar nga seriali “Diamante dhe Dashuri”), është gjetur i vdekur në shtëpinë ku banonte i vetëm në Bursa.

Lidhur me vdekjen e dyshimtë të 74-vjeçarit Omer Can, policia dhe prokuroria turke kanë nisur hetime.

Media turke raporton se Can u gjet i pajetë në banesën e tij në orët e drekës. Fqinjët, të cilët nuk e kishin parë më herët gjatë ditës në oborr, u futën në shtëpi pasi gjetën derën e hapur.

Kur panë pandjenja 74-vjeçarin, baba të tre fëmijëve, ata njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën. Më të mbërritur në vendngjarje, mjekët konfirmuan vdekjen e të moshuarit.

Megjithëse në moshë, vdekja e Can la disa dyshime tek prokurorët dhe policia, të cilët kanë dërguar për ekzaminim trupin e tij dhe kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu