Bixhoz me dashurinë/ Anika mëson të vërtetën tronditëse nga Shivai, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Anika insiston që Shivai t’i tregojë të vërtetën pse aktron sikur nuk e njeh. Shivai i thotë se është diçka e rrezikshme dhe nuk do që ajo të përfshihet. Anika i kujton premtimin që çdo problem do e zgjidhin bashkë. Shivai i tregon Anikës videon me të cilën e kërcënon Tanja. Në video shfaqet momenti kur Texh, Shakti, Pinki dhe Xhanvi shkojnë në fabrikën Kaljani e cila ka marrë flakë dhe ka qenë një nga katastrofat më të mëdha të vendit. Shivai i thotë Anikës se prapa Tanjës qëndron dikush tjetër dhe duhet ta zbulojë. Tanja shkon për tek Shivai por e marrin në telefon. Ajo i thotë personit se familja Oberoi do shkatërrohen. Gori e ndalon Omin të shkojë dhe i thotë se është rradha e saj për të folur. Ajo i flet Omit në anglisht dhe i thotë se ka rënë në dashuri me të dhe donte që edhe ai ta dashuronte.

Om habitet dhe pyet Gorin kur mësoi anglisht. Gori i tregon që e mësoi për të shprehur ndjenjat e saj. Ajo thotë se dashuroi njeriun e gabuar që e ka lënduar shumë. Shivai i tregon Anikës se nëse video publikohet do të ulë reputacionin e tyre. Anika i thotë se kjo video nuk e dëshmon nëse Oberoit ja kanë vënë flakën fabrikës. Shivai dhe Anika bëjnë një plan kundër Tanjas. Shivai i kërkon falje Anikës që nuk po e bën dot të lumtur. Gori i tregon Omit se ndoqi kurs anglishteje për ta surprizuar. Ajo tregon se nuk arriti dot për dasmën e Shivait dhe Anikës sepse nëna e saj ishte sëmurë dhe shkoi në Bareli. Gori i tregon Omit biletën dhe librat që ai ta besojë. Om mbetet pa fjalë. Gori gris letrat në anglisht që i kishte shkruar Omit dhe i thotë se do zhduket nga jeta e tij. Ajo largohet ndërsa Om lexon letrat duke qarë. Texh, Pinki, Shakti dhe Xhanvi e mbajnë të fshehtë çështjen nga fëmijët. Anika vepron sipas planit dhe merr rrobat e saj nga dhoma e Shivait. Ajo dhe Shivai kalojnë pak çaste me njëri-tjetrin teksa Tanja nuk ndodhet pranë tyre. Bavja shkon në shtëpinë e personit që i dha kutinë me para. Ai i tregon që dikush e detyroi ta bënte. Personi që fshihet pas kësaj është Abaj. Om shkon të takojë Arxhunin dhe mëson se e fejuara e tij e ka emrin Gori gjithashtu prandaj ka ndodhur kjo ngatërresë. Tanja takohet me dikë dhe i tregon që Anika dhe Shivai janë ndarë. Personi gëzohet./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu